Aksident i rëndë në Korçë, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

41Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e një tjetri. Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të sotëm në bulevardin “Republika” në vendin e quajtur “Lëndina e lotëve”, ku automjeti me targa AA 842 CS ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë, transmeton News24.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë gjetur në bulevard mjetin e dëmtuar, dy të rinj të vdekur dhe një të plagosur në gjendje të rëndë.

Mësohet se viktimat janë Elton Bazeli dhe Ermir Spillo 21 vjeç, përkatësisht drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri në vendin pranë tij. Teksa i plagosur rezulton të jetë pasagjeri tjetër, i cili ishte ulur  pas shoferit, Aldo Naumi.

Sipas policisë, të rinjtë kishin konsumuar alkool në një prej lokaleve të qytetit të Korçës dhe janë aksidentuar gjatë kohës që po ktheheshin në shtëpitë e tyre.