Bill Cosby: Zhgënjimi nga “fytyra e vërtetë” e komikut të famshëm

Personazh – Bill Cosby shihej deri para pak javëve si personifikim i botës së pastër dhe simbol i “ëndrrës amerikane”, jo vetëm për njerëzit me ngjyrë. Por së fundmi mbi të rëndojnë akuza monstruoze për përdhunimin e të paktën 16 grave e abuzime të tjera me natyrë seksuale, me të cilat ai duhet të përballet ligjërisht…

0aAjo çka i ka ngacmuar gjatë këtyre ditëve shumë amerikanë kur flasin për aktorin Bill Cosby, është: habia dhe tronditja. Është sikur t’i deklaroje partnerit apo partneres tënde pas 50 vitesh martesë të lumtur, se mes tyre s’ka pasur kurrë dashuri. Siç thotë Daryl Hall dhe John Oates, siç këndon Jon Bon Jovi apo edhe Gareth Gates në këngët e tyre: “Say It Isn’t So” (Më thuaj se nuk është e vërtetë).

Bill Cosby, nga ana tjetër, nuk thotë asgjë. Apo më mirë le të themi: ai thotë se nuk dëshiron të shprehet për akuzat që janë ngritur ndaj tij. Të paktën 16 gra thonë se “The American Dad” i ka përdhunuar, abuzuar apo shqetësuar seksualisht – dhe se disa prej tyre ishin vënë qëllimisht nën efektin e drogës prej tij.

Rreth komikut – që tashmë i ka kaluar 77 vite jetë – po zhvillohet ndërkohë një “American Horror Story” e vërtetë, siç bën të ditur portali i VIP-ave të artitTMZ dhe e mirënjohura “New York Times”.

Mekanizmat e zakonshëm të skandalit nuk bëjnë punë në këtë rast, pasi nuk bëhet fjalë për ndonjë foto të pahijshme, një mendim apo sharje të hedhur ashtu në nerva e sipër, e që mund të jetë keqkuptuar – pra nuk bëhet fjalë fare për ato valë miniskandalesh të VIP-ave që i kemi hasur shpesh.

Kjo që ka ndodhur me të, është një cunami i vërtetë: nëse akuzat qëndrojnë, atëherë Cosby do të ishte një kriminel, një përdhunues serial, që u ka shkatërruar jetën të paktën 16 grave dhe që e ka përdorur pasurinë dhe influencën e vet për t’i fshehur këto akte.

Bill Cosby shihej si “i kulluari i botës”

0bSipas mediave amerikane, reagimet e indinjata janë edhe më të mëdha, pasi Bill Cosby nuk është vetëm emri i një komiku të mirënjohur. Bill Cosby është thuajse një markë, një logo që tingëllon si idhull në mbarë botën për familjarin e mirë e njeriun e integruar. Bill Cosby është sinonim për ndershmërinë, moralin dhe vlerat.

Bill Cosby jep shkas për t’u shqetësuar e u ndier keq në stomak. Të mos të të duket Bill Cosby, klas në atë që luan e përfaqëson, shkruante njëra prej gazetave amerikane, është sikur dikush ta cilësonte Perëndinë apo Buddhan, një idiote.

Do të ishte shumë pak që Cosby-n, në rolin e tij si Cliff Huxtable në “The Cosby Show” (1984-1992), në krah të Coretta Scott King, e veja e aktivistit të të drejtave të njeriut, Martin Luther King, ta përshkruaje vetëm si portreti më pozitiv i një familjeje amerikane me ngjyrë, që është shfaqur ndonjëherë në TV.

Kjo familje shembullore nga Brooklyn-i, ishte bërë simbol i moralit dhe ndershmërisë. Cosby si “American Dad”, që i merr shumë seriozisht dëshirat dhe nevojat e bashkëshortes e të fëmijëve, dhe që nuk u shmanget problemeve, por që i diskuton ato hapur e plot humor.

Personifikim i ëndrrës amerikane

0cKur u transmetua seria e parë e atij emisioni, Cosby ndërkaq prej shtatë vitesh kishte marrë një yll në bulevardin e famës “Walk of Fame”. Ai kishte fituar tri herë çmimin “Emmy” (për rolin e tij në “I Spy”) dhe ishte shpërblyer tetë herë me çmimin “Grammy” për shfaqjet dhe albumet e tij komediale. Ai ishte figura reklamuese për shumë produkte si pastë dhëmbësh, ëmbëlsirat, pijet e lehta dhe autoveturat amerikane – dhe ishte promovuar në Universitetin e Massachusetts në degën e Edukimit.

Cosby ishte simbol absolut i ëndrrës amerikane (American Dream), që e patën dhe e kanë akoma shumë njerëz me ngjyrë. Ai ishte dëshmia e gjallë e të kundërtës në jetë: i ati i tij kishte qenë një i alkoolizuar, që ose nuk shkonte fare në shtëpi mbrëmjeve ose zbrazej me dhunë te fëmijët.

Cosby e braktisi shkollën në klasën e dhjetë më 1953, për të punuar si ndihmëskëpucar. 35 vjet më vonë, ai u bë edhe argëtuesi më i paguar në botë, e pasuria e tij kap tashmë vlerën e thuajse 500 milionë dollarëve zyrtarisht.

Bill Cosby distancohet nga Cliff Huxtable

Gjatë karrierës së tij profesionale, ai mund t’ia dilte të stilizohej si ndërgjegjja e vrarë e afro-amerikanëve. Ai i akuzonte prindërit se po i rrisnin fëmijët e tyre në mënyrë jo të moralshme. Cosby këshillonte adoleshentët, për t’u kujdesur më shumë për karrierën dhe arsimimin sesa për rrobat që do të vishnin, xhingla-minglat dhe “Gangsta Rap”-in.

Dhe ai i paralajmëronte njerëzit e racës së vet me ngjyrë, se e përdornin shpesh këtë veçanti, si justifikim për pretendimet e tyre për diferencime e diskriminim, në raste mossuksesesh e dështimesh, duke i sjellë si shembull, suksesin e vet në jetë.

Kush përpiqet, mund të bëjë diçka në jetë – pavarësisht se nga vjen e se çfarë ngjyre lëkure ka – thuhej në mesazhet e tij. Këto pohime, të cilat deri më tani të kujtojnë predikimet e forta morale, nuk i pëlqenin domosdoshmërish të gjithë njerëzve, por çfarë mund të thoshin ata kundër tyre? Sepse shembulli ishte vetë Cosby.

Ndërkaq, tani rëndojnë akuza shumë të rënda ndaj tij, duke e portretizuar atë jo më si “American Dad”, por si “American Psycho”. Por deri më tani janë vetëm akuza, asgjë e vërtetuar, asnjë vendim, asnjë pohim fajësie prej tij e gjykatës.

Madje as pezullimi e shtyrja e shout televiziv të planifikuar nga rrjeti NBC, nuk mund të shërbejë si një tregues për ta marrë akuzën të mirëqenë. Në disa prej stacioneve kabllore amerikane, shihen akoma 198 seritë me të.

0Babai nuk do që t’u besojë thashethemeve, ai do që ta dëgjojë vetë të birin se çfarë ka bërë. Ai pret me durim, derisa Theo të përballet vetë me të vërtetën. Pikërisht këtë ia dëshirojnë shumë vetë Cosby-t: ai duhet të thotë se ato që kemi dëgjuar, nuk janë të vërteta – ose të pranojë se akuzat janë të vërteta e t’i nënshtrohet një trajtimi ligjor që do e çonte në rrugë të drejtë.

Për këtë – shkruante dje madje edhe një gazetë tjetër në anën tjetër të Atlantikut – ai është tashmë vetë fajtor, sepse bashkëshortja e tij Camille dhe figura e Cliff Huxtable, për njerëzit do të thotë shumë, jo vetëm në Amerikë.

Në një intervistë të fundit me agjencinë e lajmeve AP, para pak javësh – në të cilën ai sërish pohonte se nuk ka asgjë për të thënë – buzët e tij shkojnë poshtë, e vështrimi duket i lodhur. Bill Cosby dhe Cliff Huxtable. Të dy këto personazhe nuk mund të ishin më të ndryshëm se kaq.