Cilat janë sekretet e “errëta” të ushqimeve?

KohlDisa ushqime janë konsideruar të jenë shumë të shëndetshme, të tilla si, marulja, lakra jeshile dhe brokoli. Por studimet tregojnë se në fakt këto ushqime kanë të fshehura sekretet e errëta që dëmtojnë shëndetin tonë.

Përveç kësaj, zakone të caktuara të të ushqyerit janë gjithashtu në masë të madhe të dëmshme për shëndetin.

– A jeni adhurues i patateve të skuqura? Mendoni përsëri!: Shumë njerëz preferojnë patatet e skuqura, pasi janë relativisht me çmime të përballueshme, të shijshme dhe lehtë të arritshme. Megjithatë, a keni menduar ndonjëherë se çfarë ndikimi kanë patatet e skuqura në trupin dhe shëndetin e njeriut? Në fakt, jo të gjitha patatet e skuqura janë të bëra nga patatet. Kështu, për shembull, disa lloje të patate të skuqura, në fakt, janë një përzierje e grurit, orizit, misrit dhe shtresave të patates. Përveç kësaj, procedura në dukje e parrezikshme, skuqja e patateve në temperatura të larta, në të vërtetë krijon efekt anësor të dëmshëm të quajtur akrilamidë, e cila dëmton shëndetin. Patatet e skuqura gjithashtu stimulojnë peshën e tepërt, kolesterolin e lartë dhe presionin e lartë të gjakut.

– Kujdes me brokolin dhe lakrën e gjelbër: Edhe pse brokoli dhe lakra e gjelbër janë ndër perimet më të shëndetshme, kryesisht për shkak të antioksidantëve të duhur që ndikojnë në reduktimin e rrezikut të kancerit, duhet të jeni të kujdesshëm në drejtim të sasisë së tyre. Gjegjësisht, sipas shkencëtarëve dhe dietologëve, perimet e tilla si, lakra jeshile dhe brokoli, në sasi të mëdha mund të shkaktojnë pasoja negative të tilla si, hipotireozën, një gjendje ku gjëndrat tiroide nuk prodhohen në sasi të mjaftueshme.

– Marulja nuk është aq e shëndetshme: Sallata e pastruar, e copëtuar dhe e paketuar në një qese që është menjëherë e gatshëm për t’u shërbyer, në fakt është e rrezikshme dhe shpesh nuk është edhe aq e shëndetshme sa ne mendojmë. Konsiderohet se marulja ka shumë gjasa që të shkaktojë sëmundje të lidhura me ushqimin, kryesisht për shkak se zarzavatet janë rritur direkt në terren, kurse disa nga mikrobet patogjene, në fakt, mund të mbyten vetëm me ngrohje, pasi shpëlarja me ujë nuk ka asnjë efekt. Disa lloje të baktereve të gjetura në qese të marules janë pothuajse të pa asgjësuara.

– Fetë limoni në një gotë me ujë: Një fetë limoni mund të freskojë ujin e thjeshtë, por ajo që ndoshta kurrë nuk ju ka rënë ndër mend është fakti që me vendosjen e një fete limoni në një gotë me ujë ose në lëng, në të vërtetë keni vendosur në pije edhe një numër të pabesueshëm të baktereve që në fund të fundit i pini. Të dhënat tregojnë se 70 për qind e limonit është e mbuluar nga mikrobet.