Dietë mesdhetare për të qenë gjithmonë të rinj

0Një dietë mesdhetare mund të jetë një recetë për një jetë të gjatë, pasi sipas studiuesve amerikanë, ajo i mban njerëzit gjenetikisht të rinj.

Për të gjithë ata që nuk e dinë se çfarë është kjo dietë, duhet të dinë se ajo përmban perime, vaj ulliri, peshk të freskët dhe fruta, ushqime këto që mund të ndalojë plakjen e qelizave të ADN-së.

Studimi i publikuar nga “British Medical Journal”, kishte marrë nën monitorim 5 mijë infermierë që respektuan ndër vite një dietë të tillë.

Nga hulumtimi 10-vjeçar u vu re se qelizat e tyre shfaqnin shenja më të vogla plakjeje në krahasim me personat që nuk i ishin nënshtruar një diete të tillë.

Kësaj diete i janë njohur efektet pozitive në organizëm edhe për një sërë problematikash të tjera shëndetësore si obeziteti, sëmundjet e zemrës, por edhe si antistres për shkak të sasisë së madhe të vitaminave që përmban.