Digjen 6 mijë rrënjë kanabis në Shqipëri (Video)

Afër 6 mijë rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, u zbuluan nga Policia e Shqipërisë në qytetin e Vlorës, dhe më pas u dogjën. Gjatësia e bimëve arrinte 65 centimetra, dhe ishin mbjellur në dy sera në fshatin Oshtimë të Vlorës.
Sipas policisë, serat ku u gjenden bimët narkotike janë në pronësi të Bujar Kamberaj-t, 59 vjeç, të cilit iu shpall arrest kërkimi. Ndërsa gruaja e tij Shqiponjë Kamberaj, 54 vjeçare u arrestua. Policia është në kërkim edhe të dy djemve të kësaj familjeje, Helis dhe Henea Kamberaj.

Arrestimet vijnë nga zbatimi i operacionit anti-kanabis, i Policisë së Shqipërisë, i nisur në të gjithë vendin, vitin e kaluar, me ndërhyrjen në Lazarat, transmeton A1Report.

largea_898989814045514331-645x358