Djeg për së gjalli gruan e tij, pasi ajo doli nga shtëpia pa lejen e tij!

Ajo shkoi tek motra e saj pa lejen paraprake të burrit të saj. Këtë veprim ajo e ka paguar me jetën e saj.

25-vjeçarja nga Pakistani, Shabana Bibi vdiq nga djegiet e rënda që e kishin prekur 80 për qind të trupit të saj, të cilin e pësoi në sulmin brutal të burrit të saj dhe vjehrrit. Ata e kanë djegur të gjallë “në emër të nderit”, sepse ajo ka dalë nga shtëpia pa kërkuar leje nga burri i saj. .

Vëllai i Shabanas shpjegoi se burri i saj ishte i zemëruar kur ai e kuptoi se gruaja kishte vizutuar të motrën pa njoftimin paraprak në lidhje me vizitën, transmeton TetovaSot.

E thirri babain e tij që se pari e rrahu, pastaj e kishte lyer me benzinë dhe e kishte ndezur.

Vëllai i saj gjithashtu tha se Shabana gjatë tre viteve martesë ishte një viktimë e dhunës në familje, dhe arsyeja për këtë ishte që çifti nuk mundte të kishte fëmijë.

Burri dhe vjehrri u arrestuan, por vëllai i saj është i shqetësuar për faktin se policia nuk duan të japin atij një kopje të raportit të tyre për sulmin brutal dhe frikësohet se ata dy mund mos të dënohen.

“Nëse nuk ka drejtësi, do të vetëdigjem para stacionit të policisë,” tha ai.

Djeg-për-së-gjalli-gruan-e-tij