Gabimet që nuk duhet t’i bëni kur shëndosheni

0Nëse po shtoni ndonjë kilogramë më tepër, mos u demoralizoni, sepse shpesh me rritjen e peshës bëhen disa gabime të cilat kthimin në formën e mëparshme e bëjnë më të vështirë. Ja pesë gabimet që nuk duhet të bëni për të “rigjetur” siluetën perfekte.

Kur shëndosheni bëni gabime që ndikojnë negativisht në gjendjen tuaj shpirtërore, por edhe në përpjekjen për t’u kthyer sërish në formë të mirë trupore. Nëse silueta nuk është më ajo e mëparshmja dhe ju filloni të shihni të frikësuar kilogramët që akumulohen, mos u dëshpëroni, por ndiqni një dietë të balancuar dhe korrekte për të humbur peshë. Mos e harroni rëndësinë e ushtrimeve fizike për të tonifikuar muskujt dhe për të pasur një trup të fortë dhe elegant. Ndërkohë ndiqni me korrektësi rregullat e dietës për të mos bërë gabime.

Ja se cilat janë gabimet që nuk duhet të bëni kur të filloni të shëndosheni:

1. Mos u peshoni çdo “pesë minuta”

Nëse keni vendosur që të ndiqni një dietë për të humbur peshën e akumuluar nuk është rasti që të peshoheni çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje. Me siguri që ju nuk do t’i humbni kilogramët e tepërt për një ditë, dhe peshimi i vazhdueshëm nuk do t’ju bëjë gjë tjetër veçse do t’ju ulë vetëbesimin dhe do t’ju bëjë më nervozë. Ndiqni të gjitha këshillat e dietologut dhe mos nxitoni gjatë vakteve: në këtë mënyrë do t’ia dilni që të humbni peshë edhe pa përdorur peshoren çdo ditë.

2. Mos blini xhinse të reja

Kur xhinset tuaja të preferuara nuk ju mbyllen më mos “vraponi” menjëherë nëpër dyqane për të blerë një palë të reja. Nëse do t’i mbani në dollap mund t’ju ndihmojnë që të arrini objektivin tuaj, sepse çdo herë që do të zgjidhni veshjen tuaj të radhës do të kujtoheni se ato xhinset në fund të raftit janë shumë të ngushta dhe është e nevojshme të dobësoheni për t’i veshur sërish.

3. Mos ndiqni një dietë shumë të rëndë

Nëse keni vënë ndonjë kilogramë më tepër nuk do të jetë e nevojshme që t’i humbni me një dietë të rëndë që do t’ju bëjë edhe më të uritur. Në fakt, nëse do të hani shumë pak, metabolizmi juaj do të jetë edhe më i ngadaltë ndërsa ju do të rrezikoni të rrisni edhe më shumë peshën tuaj apo fyerjen e barkut. Më mirë konsumoni pesë vakte në ditë me doza të vogla dhe të ndiqni një dietë të ekuilibruar me ushqime që ju mbajnë të ngopur më gjatë.

4. Mos i kapërceni vaktet

Kur stomaku juaj të ndiejë uri, mundohuni ta kënaqni, por pa e ekzagjeruar me ushqimet hiperkalorike ose të bollshme. Është e kotë që të hiqni urinë duke tejkaluar vaktet. Përpiquni ta parandaloni më mirë me një mëngjes të bollshëm e të ekuilibruar dhe përveç vakteve kryesore konsumoni edhe ndonjë gjë të vogël para drekës dhe pasdite para darkës, sepse kjo gjë do t’ju ndihmojë që të stimuloni metabolizmin tuaj.

5. Mos e mbani mendjen vetëm tek ushqimi

Shpesh kur niset një dietë, nuk bëhet gjë tjetër veçse mendohet për ushqimin dhe për produktet që nuk duhen ngrënë dhe që rrjedhimisht nxisin urinë. Ndaj për të luftuar urinë nervoze mundohuni që të keni gjithmonë në dispozicion një shishe uji, e cila do t’ju ndihmojë që të rrisni ndjesinë e ngopjes.