HISTORI NGA JETA: Më mbeti shtatzënë vajza e virgjër

Untitled
Përshëndetje! Unë që po ju shkruaj jam një grua pesëdhjetëvjeçare, lexuese shumë e rregullt e gazetës suaj. Fakti që vendosa t’ju tregoja historinë time sot, lidhet me një prej pyetjeve që disa vajza i drejtojnë mjekut gjinekolog të gazetës suaj. Është pikërisht pyetja: “A mund të mbetet shtatzënë një femër e virgjër?”. Pikërisht kjo është zanafilla e shkatërrimit të familjes sime. Me Mozin, bashkëshortin tim, u njoha që në fakultet. Ai vazhdonte Akademinë Ushtarake për oficer, ndërsa unë studioja për gjuhë të huaj, Anglisht. Ai ishte nga Veriu i Shqipërisë, ndërsa unë, nga Jugu. Në atë kohë thuhej që “nuse merr, po vajzë mos jep në malësi”. Këtë shprehje unë e kuptova pak me vonesë ose ndoshta nuk doja ta kuptoja kur isha më e re, sepse e doja Mozin dhe e kisha të vështirë të ndahesha prej tij. Një shoqja ime e dhomës ma prezantoi dhe ne mbajtëm lidhje derisa u martuam. Jetën e filluam në një qytet të vogël të Veriut, aty ku Moz
i kishte lindur dhe ishte rritur. Që të dy filluam punë, Mozi si oficer dhe unë, si mësuese anglishteje. Për mua ka qenë një tmerr i vërtetë të përshtatesha me zakonet e tyre, pasi Mozi ishte edhe djali i vogël i familjes dhe bashkë me ne jetonin edhe prindërit e tij. Për shumë gjëra, me thënë të drejtën, ata më dukeshin sikur kishin mbetur në kohën e turkut. Edhe pse kishte bërë shkollë të lartë dhe kishte jetuar në Tiranë, Mozi, për t’u bërë qejfin prindërve, ndiqte akoma shumë zakone te vjetra, që ne nuk i kishim.
Megjithatë, unë u përshtata shumë shpejt me zakonet e tyre, se nuk kisha ç’të bëja tjetër. Në atë kohë, nuk bëhej fjalë që të ndaheshe me burrin. Vitet kalonin shumë shpejt dhe në jetën tonë erdhën dy fëmijë, djali dhe pas dy vjetësh, edhe vajza. Në qytetin ku ne jetonim, familja jonë mbahej në gojë si një shembull ideal për çdo familje tjetër. Të dy, burrë e grua, ishim intelektualë, me punë shumë të mirë për atë kohë dhe ai që na favorizonte më shumë ishte fakti se fëmijët ishin të shkëlqyer në mësime. Me pak fjalë, dua t’ju them se në qytetin ku ne jetonim, të gjithë na donin dhe na respektonin, por jeta jonë u trondit pikërisht kur vajza, Arba, mbushi 18 vjeçe. Atë darkë kur unë isha duke përgatitur tryezën me gjërat më të mira që mund të gjeje në atë kohë, ajo ankohej se çdo ushqimi i vinte erë. Mendova se kishte marrë të ftohtë dhe nuk e vura re, ndërsa shtruam tavolinën, por Arba kishte marrje mendsh dhe nuk qëndroi fare
për të ngrënë bukë me ne. U shqetësuam shumë dhe menjëherë, ditën e nesërme, shkuam për të bërë vizitën te doktori. Doktori tha se nuk ka asnjë shenjë për t’u alarmuar, megjithatë ai na këshilloi që të shkonim te një gjinekolog se mos ndoshta shqetësimet kishin të bënin me hormonet apo me gjëra të tjera që shqetësonin një femër. Dhe, kështu bëmë.
Mbasi mbaroi vizitën me Arbën, mjeku kërkoi të fliste vetëm me mua dhe me vajzën, pa praninë e tim shoqi. Nga mënyra se si na foli, mendova se do ishte një problem i rëndë. Sapo hymë në zyrën e tij, ai e pyeti Arbën: “A je e fejuar?”. Vajza mohoi dhe doktori i habitur e pyeti se kur kishte kryer marrëdhënie seksuale për herën e fundit. Vajza, duke qeshur, iu përgjigj: “Po unë nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me asnjë njeri”, por doktori vazhdoi: “Këtë gënjeshtër mund t’ia thuash nënës, por jo mua. Ti, moj vajzë, pas ca muajsh, bëhesh nënë!”…
Atë situatë do ta mbaj mend gjatë në jetën time. Arba filloi të qeshte me të madhe, ndërsa unë, ashtu siç isha e ulur, u ngrita në këmbë dhe i thashë: “Ç’janë këto që po thua?”. Doktori vazhdonte të ishte i bindur për ato që thoshte, ndërsa Arba mundohej të më bindte mua dhe doktorin se ato aludime që po bënte doktori nuk ishin të vërteta. Unë shpërtheva në lot dhe, mbas meje, edhe vajza. Ato betohej e stërbetohej se nuk kishte pasur kurrë marrëdhënie seksuale me një mashkull. Kisha pikëpyetjet e mia për Arbën, kështu që vendosa të bëja një hetim te shoqëria e saj, por nga askush nuk mora përgjigje se Arba ime mund të kishte lidhje me dikë. Për të, më thoshin fjalët më të mira. E mora vajzën në dhomë dhe bisedova shtruar me të, duke e pyetur se mos ndoshta ajo kishte rënë pre e ndonjë përdhunimi, por jo, as kjo nuk qëndronte, madje ajo më tha se ishte gati të bënte një kontroll tjetër te doktori, që unë të bindesha se ajo nuk kishte
kryer marrëdhënie. Kështu u bë. Tim shoqi nuk i kisha treguar akoma për këtë problem, çdo gjë po e vuaja vetë, me vajzën time. Pas vizitës që bëri për herë të dytë, vajza rezultoi se vërtet nuk kishte kryer marrëdhënie intime me një djalë, por e gjitha kjo ishte absurde dhe askush nuk dinte si ta shpjegonte, madje edhe vetë doktori ishte i shokuar nga një gjë e tillë. Në karrierën e tij ishte hera e parë që ishte ndeshur me këtë fenomen, megjithatë, ai na rekomandoi të shkonim në Tiranë dhe të takonim një mjek, i cili ishte edhe pedagogu i tij.
Nuk mund të shkoja në Tiranë, pa ia treguar gjithë këtë bashkëshortit tim, por edhe pse ishte një njeri me shkollë, ai përsëri mbetej një njeri fanatik i zakoneve prapanike që kishin mbetur nga e kaluara në ato zona. Një mori fjalësh edhe shprehjesh mosbesuese na i përplasi në fytyrë mua dhe vajzës sonë. Arba, me lot në sy, i përgjërohej që ta besonte, por ishte e pamundur. “Nëse do shkoni në Tiranë për këtë problem, më mirë mos u ktheni më në shtëpi!”, na tha, por unë duhet t’i shkoja deri në fund kësaj historie, si për veten time, ashtu edhe për vajzën. Shkuam në Tiranë dhe ndenjëm te motra ime që ishte martuar aty. Ajo na ndihmoi të kontaktonim me specialistin që na kishte rekomanduar doktori i qytetit. Pasi i treguam problemin tonë, ai u habit dhe filloi ta pyeste Arbën: “A keni vaske në shtëpi? A e lani apo e dezinfektoni pasi lahet personi i parë?”… Të gjitha këto pyetje dukeshin qesharake drejtuar nga një specialist, por në të
vërtetë, ato e kishin një arsye. Doktori na tregoi se e vetmja mënyrë që vajza mund ta ketë marrë spermatozoidin ishte nga uji dhe, pa praninë e vajzës, ai më sqaroi se Arba mund të kish mbetur shtatzënë ose nga vëllai, ose nga im shoq. Njëri prej të dyve atë ditë ishte masturbuar në vaskë dhe menjëherë pasi kishte dalë, duhet të ishte larë vajza. “Ky është i vetmi shpjegim që mund të të jap me të tilla kushte që ka vajza juaj”, më tha ai. Ishte e tmerrshme! Nuk dija si të veproja, nuk dija si t’ia shpjegoja vajzës, se ajo do ndihej keq nga ana psikologjike. I thashë se kjo gjë mund të kishte ndodhur në plazh, por nga pyetjet që i kish bërë specialisti ajo e kuptoi se çfarë mund të kishte ndodhur dhe shpërtheu në lot. I dërgova telegram tim shoqi dhe ai erdhi menjëherë, por nuk besoi asgjë prej atyre që na kish thënë mjeku. Ai vinte në dyshim moralin e vajzës, madje na akuzonte të dyjave se e kishim luajtur bukur këtë lojë. Fjalët e tij ishi
n: “Ikni ku të doni, por në shtëpi mos u ktheni, nuk mund ta mbaj këtë turp mbi shpatulla!”.
Përveç hallit që na ra, edhe kjo na duhej tani. Vetëm motra me burrin e saj na u gjendën në ato ditë të hallit, derisa vajza e hoqi fëmijën, në bazë të të gjitha rregullave që kërkoheshin në atë kohë. Im shoq, pasi e kuptoi gabimin që bëri, na kërkoi të ktheheshim në familje dhe, duke mos patur rrugë tjetër, vendosëm të ktheheshim, por ajo ka qenë periudha më e keqe e jetës sime. Edhe prindërit e tim shoqi, edhe djali e vetë burri im, na shikonin si armike mua dhe Arbën, na shikonin sikur ne ishim turpi i shtëpisë. Të gjithëve ua falja, por burrit tim, jo. Prania jonë në atë shtëpi ishte e padurueshme, asnjë nuk na kuptonte derisa erdhi një pikë dhe nuk kishte më kthim mbrapa. I thashë vetes: “Boll më me këto gjëra, nuk mund të jem shërbëtorja e këtyre!” dhe vendosa të ndahesha. Bëra kërkesë për shtëpi dhe mbas një viti që mora shtëpinë, i thashë tim shoqi se do të ndahesha prej tij. E gjitha kjo u prit keq, kuptohet, por nuk pata
rrugë tjetër. Vajza po atë vit fitoi bursën për inxhiniere sepse ishte e shkëlqyer me mësime. Edhe pse na ra halli i madh, unë nuk e lashë kurrë të binte në depresion. Gjithmonë i tregoja se shkolla ishte i vetmi shpëtim i saj nga ai vend me zakone që në kohën e turkut. Vajza u shkollua dhe u martua. Sot jeton në Gjermani, kurse unë jetoj e vetme në të njëjtën shtëpi, e cila u bë streha ime pas ndarjes nga bashkëshorti.