Irak: Nga sulmi kamikaz, të paktën 30 viktima

f1_03irak1359888454Të paktën 30 persona mbetën të vrarë, pasi një kamikaz shpërtheu veten pranë një komisariati policie në qytetin verior iraken të Kirkukut, lajmëruan të dielën mediat ndërkombëtare.

Kamikazi u ndihmua në operacion nga një tjetër militant i armatosur rëndë, i cili hapi zjarr ndaj forcave policore, përpara se të neutralizohej në vendngjarje.

Sipas “Agence France Presse”, qëllimi i militantëve ishte të merrnin në dorë kontrollin e komisariatit, por pavarësisht numrit të lartë të viktimave, nuk ia dolën mbanë të realizonin misionin e tyre, transmeton TCH.

Asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm, bilanci tragjik i të cilit mund të rëndohet në orët në vazhdim, për shkak të numrit të lartë të të plagosurve.

Kirkuku është një zonë etnikisht e përzierë dhe në qendër të një konflikti të ashpër të shtetit me kurdët, mbi naftën dhe të drejtat e pronësisë së tokës.

Ndonëse dhuna në Irak nuk është larg nivele maksimale të vitit 2006-07, tërheqja e trupave amerikane në dhjetor 2011 kontribuoi për rikthimin e luftës etnike dhe ndërfetare, me sulmet kamikaze dhe ndaj etnive të ndryshme që po marrin dhjetëra-qindra jetë njerëzish në muaj.(koha)