Kështu ndodh në Kosovë, familja Selimi ushqehet me bukë e vegetë (Video)

Se në Kosovë ka familje që ballafaqohen me varfëri ekstreme nuk ka mëdyshje. Këtë gjë më së miri e dëshmon gjendja e familjes së Selim Rexhepit, nga fshati Lladroviq, Komuna e Malishevës, të cilën familje e ka vizituar kësaj radhe shoqata humanitare “Jetimët e Ballkanit”.
Selimi ka 8 fëmijë dhe jeton në një shtëpi ku mungojnë edhe gjërat elementare për një jetë normale.

Bashkëshortja e Selimit, Minirja dhe tre prej fëmijëve vuajnë nga sëmundjet psikike, por që edhe fëmijët tjerë lëngojnë nga sëmundje të ndryshme, derisa vetëm Linda 13 vjeçare tregon se vetëm ajo është më mirë në aspektin shëndetësor, për dallim nga motrat dhe vëllezërit e saj.

Ajo thotë se nuk po kanë çfarë të hanë. “Na ndihmoni, Zoti ju ndihmoftë”, ka thënë Linda.

I zoti i shtëpisë, sqaron se e ka tepër të vështirë kur nuk po mund t‘ua plotësojë kërkesat e fëmijëve të tij, të cilët sipas tij, i kërkojnë bukë, raporton Telegrafi.

“Nuk po kam me çfarë me iu jep bukën. Tepër vështirë është për prindin. Po hjekim për gjëra ushqimore. Ndonjëherë bukën me ‘vegetë’ po na duhet me hongër. Unë i lus të gjithë njerëzit që kanë mundësi për këtë muaj të Ramazanit të na ndihmojnë, kush mund të na ndihmoj i lus të na ndihmojnë, së paku për fëmijët tonë. Ne të rritur, prapë e kalojmë diqysh, por këta fëmijë më vështirë po e kanë”, ka deklaruar Selim Rexhepi.

k-euml-shtu-ndodh-n-euml-kosov-euml-familja-selimi-ushqehet-me-buk-euml-e-veget-euml-video_hd