Lideri i Hamasit paralajmëron “gjakderdhje” gjatë veprimeve Izraelite

aa_picture_20141205_3963789_high-jpg20141205190540Lideri politik i Hamasit, Khalid Meshaal, në një intervistë televizive ka paralajmëruar se Kryeministri izraelit Netanjahu se është “duke luajtur me zjarrin” dhe fajësoi atë duke e bërë përgjegjës për vrasjen e pesë izraelitëve në një sulm mbi një sinagogë në Jerusalemin Perëndimor.

Meshaal në një intervistë ekskluzive për Sky News- Britanik të premten, tha se kriza izraelito-palestineze “do të çojë në kaos” dhe se do të ndodhin “gjakderdhje” në rajon në qoftë se kjo çështje nuk zgjidhet.

Ai shtoi më tej se: “Ne paralajmërojmë kundër mos zgjidhjes së çështjes palestineze dhe mbajtjen e popullit palestinez pa shpresë.” Duke folur rreth sulmeve të fundit që tronditën Jerusalemin dhe tensioneve mbi Xhaminë Al-Aksa, Meshaal akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për shtimin e dhunës. Ai pohoi se: “Për çdo veprim ka reagim”.

“Veprimi i pushtimit të planifikuar të vendeve të shenjta islame dhe të krishtera në Jerusalem dhe në Palestinë, në mënyrë të veçantë Xhaminë Al Aksa, solli reagime të zemëruara të palestinezëve.”

-“Lufta Nacionale”

Ai ka deklarur: “Netanyahu po luan me zjarrin, deri sa ai i lejon anëtarët e qeverisë së tij, Knesset, dhe ekstremistët në mënyrë të përsëritur ta sulmojnë xhaminë Al-Aksa, kjo është e rrezikshme.” “Lufta jonë është një luftë kombëtare, por Netanjahu është duke e kthyer atë në një luftë fetare. Ai mban përgjegjësi për pasojat e asaj që po ndodh.”

Ai tha se Hamasi ishte i angazhuar për pajtimin me grupin Fatah, që është pjesë e qeverisë së presidentit Mahmoud Abbas, duke thënë se kjo ishte një domosdoshmëri kombëtare.

Ai gjithashtu përshëndeti votën simbolike e cila u zhvillua në Parlamentin Britanik në mbështetje të njohjes së shtetit palestinez, duke deklaruar se “palestinezët e vlerësuan vendimin dhe e përshkruan atë si ” zhvillim të shkëlqyer “.