Ndahet nga jeta këngëtarja Violeta Simoni

f1_03violeta1359883143Këngëtarja e njohur e viteve ’50-‘70 Violeta Simoni ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj. Djali i këngëtares, i cili nuk jeton në Shqipëri, i shqetësuar që nuk po lidhej dot me telefon me të ëmën ka njoftuar policinë dhe i ka kërkuar që të ushtrojnë një kontroll në banesën e tij që ndodhet në rrugën ‘Fortuzi’.

Pas kontrollit në banesë policia ka gjetur trupin e pajetë të këngëtares Violeta Simone, transmeton BW. Sipas hetimeve paraprake dyshohet që këngëtarje ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore.

Këngëtarja Simoni ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare. Ajo ka mbaruar Liceun Artistik dhe ka punuar si mësuese muzike. Violeta Simoni ishte pjesë e Estradës së Tiranës.