Parma, dy shqiptarë arratisen nga burgu

66Dy shqiptare jane arratisur nga burgu ne Parma, Itali ku po vuanin denimin e marre nga drejtesia italiane. Njeri prej tyre, i denuar per vrasje.

Lajmi, i publikuar ne mediat italiane, i referohet policise vendase, sipas te ciles arratia eshte bere gjate mengjesit te sotem.

Shqiptaret e arratisur jane identifikuar si Valentin Frrokaj e Taulant Toma, perkatesisht 29 e 35 vjec.

Ende nuk dihet saktesisht orari i arratise, por dyshohet rreth ores 03-09.00 te mengjesit.

Dyshohet se kane sharruar hekurat e dritares, por gjithsesi hetimet vazhdojne. Madje mediat shkruajne se njeri prej tyre eshte arratisur njehere me pare ne 2009 nga burgu i Ternit, duke perdorur te njejten metodte arratie. Paralelisht me hetimet, policia ka nisur kerkimet per kapjen e tyre.(panorama)