Prekëse: Srna zbulon dëshirën e fundit të babait para vdekjes (Foto)

srna-captain

Kapiteni i Kroacisë, Darijo Srna, është shfaqur tejet i emocionuar gjatë këndimit të himnit kroat, para ndeshjes Çeki – Kroaci në EURO 2016.

Babai i Srnas ndërroi jetë pesë ditë më parë gjatë ndeshjes në mes të Kroacisë dhe Turqisë, kurse 34-vjeçari sot është kthyer për ta udhëhequr kombëtaren e tij në ndeshjen e radhës.

Dëshira e tij e fundit ishte që unë të vazhdoja të luaja”, ka zbuluar Darijo Srna.

srna-croatia