Shkrihet akulli, Ermira Mehmeti dhe Bekim Fazliu fotografohen bashkë (Foto)

Shkup, 5 tetor – E kanë thënë shumë gurbetçarë se njeriu vetëm në gurbet e vëren vlerën e bashkëkombësit të vetë. Këtë e dëshmon edhe fotografia e përbashkët e deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së, Ermira Mehmeti dhe Bekim Fazliu, të cilët kanë bë një foto të përbashkët në Uashington.

Edhe pse ata nuk janë gurbetçarë, largësia nga vendlindja i ka detyruar të harrojnë rivalitetet e ashpra që i kanë si deputetë të dy partive kundërshtare në Kuvend dhe pa problem kanë bë një foto të përbashkët. Fotografinë e ka postuar në “facebook” deputetja Mehmeti, duke sqaruar edhe shkaqet e qëndrimit të tyre në SHBA, transmeton Lajm.

“Me ftesë të Komisionit për Partneritet Demokratik te Kongresit Amerikan, bashkë me kolegë deputete nga Parlamenti i Maqedonisë, Kosovës, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Nepalit, gjate javës se shkuar kemi marre pjese ne seminarin ‘Rritja e besimit te qytetareve tek legjislacioni’.

Ky ka qene një rast i mire për te biseduar me kongresmene amerikane nga te dy partitë me te mëdha- Demokratet dhe Republikanet, si dhe përfaqësues te tjerë me ndikim ne institucionin ligjvenes amerikan, per te shpalosur dobësitë e Parlamentit tone dhe sfidat ne ndertimin e tij si nje institucion vertete i pavarur, i besueshëm, transparent, dhe ne shërbim te interesave te qytetareve. Ne rrethanat aktuale politike ne Maqedoni, është pothuaj se e pamundur për te ndërtuar nje imazh te tille për Parlamentin tone. Si deputete, duke e pranuar faktin se votuesit tanë duan dhe presin nga ne me shume qytetari dhe kulture politike, arritem te vendosim komunikim mes vete dhe te zhvillojmë dialog politik, paçka se jo ne nivel liderësh.

Falemnderit #‎NDI- Institutit Nacional Demokratik, organizate partnere, për iniciativën, organizimin dhe realizimin e ketij programi!”, ka shkruar deputetja Mehmeti në “facebook”.

download (1)

download (3)

download (2)